Leipzig, ëndrra vazhdon! Mposhtin edhe Freiburgun e Abrashit

25/11/2016 00:00

Leipzig vazhdon të kryesojë në kampionatin gjerman. Pas fitores 4-1 në transfertën ndaj Freiburg, “demat” thellojnë hendekun me Bayernin e vendit të dytë në 6 pikë.

Mesfushori i Guineas, Naby Keita hapi serinë e golave për Leipzig, por vendasit barazuan shpejt me Florian Niederlechner.

Sulmuesi i Shpresave të Gjermanisë, Timo Werner, realizoi dy gola në 14 minutat e para të pjesës së dytë për të mbyllur edhe prakitikisht sfidën që hapi javën e 12 në Bundesligë.

Edhe austriaku Marcel Sabitzer u përfshi në listën e golashënuesve dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 për miqtë.

Skuadra e Leipzig u themelua në vitin 2009, dhe falë mbështetjes së Red Bull, tani garojnë në kampionatin elitar gjerman.

Top Channel