Drogoi e përdhunoi viktimat e tij, dënohet vrasësi serial

25/11/2016 00:00

Një vrasës serial i përshkruar nga detektivet londineze si një prej personave më të rrezikshëm në qarkullim, u dënua me burgim të përjetshëm të premten, për vrasjen e 4 meshkujve homoseksualë të cilët i kishte njohur në internet.

Më herët gjatë javës gjykata e Old Bailey, e shpalli 41 vjeçarin Stephen Port, me profesion shef kuzhine, fajtor për 22 akuza, ndër të tjera për drogimin me doza vdekjeprurës të viktimave të tij që varionin nga mosha 21 deri ne 25 vjeç. Burri u shpall gjithashtu fajtor për drogimin ose përdhunimin e 7 personave të tjerë, që i mbijetuan sulmit. Vendimi nga gjykata e Old Bailey nënkupton se ai nuk do të mund të përfitojë kurrë nga liria me kusht.

“Më në fund drejtësia u vu në vend për vëllain tim Jack dhe djemtë e tjerë. Ky i çmendur nuk do të jetë më kurrë në gjendje t’i bëjë keq dikujt tjetër. Jack mund të prehet në paqe tani”.

Gjatë procesit 8 mujor, gjykata dëgjoi se si Port ishte takuar me 4 viktimat e tij përmes uebsajteve të takimeve për homoseksualë dhe se si i kishte dhënë atyre doza vdekjeprurëse të së ashtuquajturës droga e përdhunimit, para se t’i sulmonte seksualisht ata ndërsa ishin pa ndjenja në apartamentin e tij.

Trupat e viktimave u hodhën brenda ose pranë një varreze në afërsi të banesës së 41-vjeçarit. Dy prej tyre u gjetën të mbështetur tek varret brenda një periudhe një mujore, nga e njëjta grua që shëtiste qënin e saj.

Disa nga të afërmit e viktimave e akuzuan policinë se ishte treguar shumë e ngadalte në lidhjen e rasteve mes tyre pavarësisht ngjashmërive, ndërsa Skotlatnd Jard pranoi se i kishin shpëtuar disa mundësi gjatë hetimeve. Policia po rishqyrton tani 58 raste vdekjesh të pashpjeguara përgjatë 4 viteve të fundit në Londër.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel