Barcelonë, “njeriu merimangë” nga Franca ngjit “Torre Agbar”

25/11/2016 00:00

“Njeriu merimangë” francez, Alan Robert ngjiti një prej qiellgërvishtëseve më të larta të Barcelonës, pa asnjë masë mbrojtëse.

Kalimtarët dhe policia ndoqën me ankth përpjekjen e 54-vjeçarit për të arritur në majë, e më pas për të zbritur nga “Torre Agbar”, një godinë 38-katëshe e mbuluar nga xhami dhe e famshme për ngjyrat e shumëllojshme që reflekton gjatë natës.

I pagëzuar me pseudonimin “njeriu merimangë” apo “spiderman”, francezi  ka fituar famë për nismat e guximshme që parashikojnë ngjitjen në godina të larta rreth botës, pa asgjë tjetër veçse një shkumësi në dorën e tij dhe këpucëve të ngjitjes në këmbë.

Robert ka sfiduar me sukses mbi 100 struktura, përfshirë “Golden Gate Bridge” të San Franciscos, “Burj Khalifa”-n e Dubait, kullën “Eiffel” të Parisit dhe “Sydney Opera House”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel