Në ndihmë të vajzës me sindromën “Down”

25/11/2016 00:00

Sindrom “Down” dhe kardiopatike , këto janë diagnozat e vajzës nga Kranea e Sarandës, historia e të cilës u transmetua para disa kohësh në “Fiks Fare”. Sensibilizimi i qytetarëve për këtë rast ka qenë i konsiderueshëm.

Familjes i kanë ardhur në ndihmë dy qytetarë të cilët kërkojnë të mbeten anonim, njëri prej tyre kërkon të derdhë në llogarinë e familjes 150 euro çdo muaj për një vit të tërë, ndërsa rasti tjetër do të derdhë një shumë prej 60 mijë lekë të vjetra çdo muaj për 3 vite rresht.

Një qytetare është ofruar të blejë ilaçet e vajzës përgjithmonë. Ndërkohë nënës së vajzës e cila kishte kërkuar punë në kronikën e emisionit tonë të mëparshëm , i’u ofrua kjo mundësi nga drejtoria e Arsimit në Sarandë, për t’u punësuar si sanitare në një shkollë shtetërore në Sarandë.

Vetë prindërit bëjnë thirrje që fëmijët me sindromën Down të jenë më në qendër të vëmendjes dhe jo të jenë të paragjykuar.

Top Channel