Vllaznia fiton në Vlorë pas 9 vjetësh

25/11/2016 00:00

Flamurtari i probleme të shumta është mposhtur këtë të premte në shtëpi nga Vllaznia, në ndeshjen hapëse të javës së 12 të Superiores.

Një gol i shënuar në pjesën e parë nga mbrojtësi Cicmil i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Cungu të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme nga transferta e vështirë e Vlorës.

Në këtë ndeshje ishte Flamurtari që bëri lojën, por Vllaznia u tregua cinike, duke u rikthyer të fitojë në Vlorë pas plot 9 vjetësh.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në renditje, në kuotën e 15 pikëve.

Top Channel