Bllokimi i negociatave, Bushati: Në BE mungon shpirti i zgjerimit

25/11/2016 00:00

Në një intervistë për “EuroAktiv”, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehet i keqardhur se pavarësisisht bashkëpunimit shumë të mirë mes BE dhe vendeve të Ballkanit, kur flitet për zgjerimin ka mungesë të shpirtit të bashkëpunimit.

“Ka një nivel shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve të BE dhe atyre të Ballkanit. Por kur flitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, shpesh herë ka një mungesë të shpirtit politik. Procesit i mungon shpirti në përgjithësi. Ndonjëherë ne harrojmë se zgjerimi i BE në Ballkan është simboli i të tërës dhe Europës së lirë”, ka thënë Bushati.

I pyetur se nëse sheh një fokusim të BE-së nga Lindja, pas daljes së Britanisë, Bushati sërish shprehet skeptik.

“Unë nuk mendoj se fokusi i Europës po zhvendoset në këtë drejtim. Përveç kësaj unë nuk mendoj se vendet tona do të jene gati për anëtarësim në BE së shpejti. Është më shumë për të vënë së bashku një strategji të përgjegjshme në mënyrë që shoqëritë tona janë të përgatien për anëtarësim, kur ai do të vijë”, ka thënë Bushati.

Top Channel