Ngacmonte seksualisht fëmijët, gjykata lë në burg ish-luftëtarin e ISIS

25/11/2016 00:00

Denis Shmili, ish-luftëtari i Shtetit Islamik që u arrestua për ngacmim seksual ndaj fëmijëve të tij dhe dhunë në familje, ka mbetur në burg.

Gjykata vlerësoi masën e sigurisë për Shmilin dhe e cilësoi atë si person të rrezikshëm për shoqërinë, duke e lënë prapa hekurave. Shmili, i dënuar më parë edhe për armëmbajtje pa leje, u denconua nga ish-bashkëshortja e tij.

Pas marrjes në pyetje të dy fëmijëve të tij, 6 dhe 7 vjeç, hetuesit arritën në përfundimin se kishte prova të mjaftueshme se Shmili i kishte ngacmuar seksualisht fëmijët e tij.

Gjykata, duke dhënë masën e arrestit me burg për të, tha se dyshimet e ngritura nga prokuroria kanë bazë ligjore. Prokuroria dispononte prova të kërcënmit të tij me jetë ndaj ish-bashkëshortes.

Top Channel