OKB akuzon: Spastrim etnik në Mianmar

25/11/2016 00:00

Mianmari po përpiqet që të spastrojë etnikisht minoritetin mysliman Rohingija nga territori i tij. Sipas zyrtarit të lartë të OKB për refugjatë Xhon McKissick, forcat e armatosura të Mianmarit kanë vrarë shumë njerëz në krahinën Rakine dhe mijëra të tjerë janë detyruar t’ia mbathin në matanë kufirit në Bangladesh.

Minoriteti Rohingija, i cili përbëhet nga rreth 1 milionë njerëz, konsiderohen nga shumica budiste në Mianamar si emigrantë të jashtëligjshëm nga Bangladeshi, megjithëse jetojnë aty prej qindra vitesh.

Ata i është mohuar nënshtetësia e Minamaritm, shtet që njihet ndryshe edhe si birmani. Sipas McKissick, ushtria birmaneze ka djegur fshatra të tëra dhe ka vrarë, torturuar dhe përdhunuar me qindra në përpjekje për ta dënuar këtë minoritet nga vendi.

Qeveria e Minamarit tha se komentet e OKB nuk janë të vërteta dhe se ushtria e saj po kryen operacione antiterror në këtë zonë të vendit. Por sipas OKB dhe shumë ekspertëve është e qartë se këto operacione po përdoren si mbulim për spastrime etnik.

Mijëra refugjatë që kanë mbërritur në Bangladesh e konfirmojnë këtë, ashtu si edhe pamjet satelitore që tregojnë fshatrat e djegur, pavarësisht se qeveria pretendon se minoriteti Rohingija po djeg shtëpitë e tij.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se edhe më shqetësues është fakti se lideri de fakto i Birmanisë, fituesja e çmimit Nobbel për paqen, Aung San Su Ki, aktualisht këshilltare e shtetit, nuk ka reaguar aspak për këto ngjarje, sikur në veri të vendit të mos ketë ndodhur asgjë.

Për më tepër, qeveria e Minamarit ka ndaluar gazetarët apo organizatat humanitare që të hyjnë në krahinën Rakine, duke u justifikuar me arsye sigurie.

Top Channel