Lufta për drogën në Meksikë, gjendet tjetër varr masiv

25/11/2016 00:00

Autoritetet meksikane zbuluan 32 trupa dhe 9 koka të prera brenda një varri masiv në një prej zonave të vendit të prekur më rëndë nga dhuna për trafikun e drogës.

Hetuesit zhvarrosën eshtrat e 31 meshkujve dhe një femre në një kodër në Zitlala, ku përleshjet mes karteleve rivale të drogës janë diçka e zakonshme.

Ky qytet gjendet në shtetin e Guerreros, ku krimet e rënda janë përditshmëri dhe bandat luftojnë lirshëm pa u penguar dot nga autoritetet. Policia lokale tha se trupat u gjetën pas një telefonate anonime që tregoi për vendndodhjen e varrit masiv.

Hetuesit thanë se katër nga kokat e prera u gjetën brenda një termusi.

Autoritetet dyshojnë se viktimat janë pasojë e luftës me bandave, që përdorin prerje e kokës si një gjest për të trembur armiqtë.

Shteti i Guerreros nuk është i huaj ndaj ngjarjeve të tilla dhe statistikat tregojnë që prej janarit e deri në tetor të këtij viti, më shumë se 1800 vetë janë vrarë në lidhje me trafikun e drogës.

Top Channel