Po vjen acari; Të martën dhe të mërkurën deri në – 7 gradë celsius

25/11/2016 00:00

Këtë fundjavë i gjithë territori i Shqipërisë parashikohet të preket nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë ditën e shtunë e të hënë me intensitet të ulët. Ndërsa të martën e të mërkurën, i gjithë Ballkani, por edhe territori i Shqipërisë do të depërtojë masa ajrore të ftohta me origjinë nga artiku që do të sjellë temperatura të ulëta poshtë 0 gradë celsius.

Në zonat malore ditën e martë e të mërkurë temperaturat do të jenë deri në -7 gradë celsius. Por edhe në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikohet që të jetë në vlera të ulëta dhe negative 0 deri në -3 gradë celsius. Në kryeqytet parashikohen që temperaturat të jenë deri në -4 gradë celsius.

Gjatë mesditës së të martës e të mërkurës, edhe pse parashikohet që të jetë kohë me diell, temperaturat do të jenë të ulëta, pasi parashikohet që termometri të mos i kalojë temperaturat maksimale 8 deri në 9 gradë celsius.

Top Channel