Gjykata lë në fuqi gjobën e AMA-s për kabllorin “Xhaçi”

25/11/2016 00:00

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, la në fuqi gjobën e vendosur nga Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) për televizionin kabllor “Xhaçi”, në Bilisht.

Një gjobë e vendosur nga inspektorët e AMA-s prej 20 milionë lekësh këtij televizioni kabllor, që transmetonte programe të vjedhura u la në fuqi nga gjykata, e cila e konsideroi të ligjshme dhe të arsyeshme masën administrative të marrë.

Subjekti operonte në njësinë administrative Miras dhe qytetin e Bilishtit duke u ofruar qytetarëve në mënyrë pirate programe të vjedhura nga televizionet dhe platformat televizive në vend. Subjekti “Xhaçi” në mënyrë të përsëritur vidhte programe deri në momentin e ndëshkimit.

Top Channel