Meta takon Annen: Zbatimi i reformës në drejtësi, kyç për integrimin

25/11/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta vijon vizitën e tij në Berlin, ku është takuar me kryetarin e komisionit të jashtëmt ë Bundestagut gjerman, Niels Annen.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se zbatimi i reformës në drejtësi është kyç për integrimin europian të Shqipërisë.

“Procesi i Berlinit, ku Gjermania luan një rol parësor, është tepër i rëndësishëm për vendet tona”, ka thënë kryeparlamentari shqiptar.

Ndërsa z. Annen se integrimi i Ballkanit, e veçanërisht i Shqipërisë ka një rëndësi strategjike për Evropën. “Avancimi përmes rrugëtimit realist të Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë drejt BE-së, rëndësi strategjike për Evropën. Bundestagu i kushton vëmendje rajonit tuaj dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë”, tha ai.

Z. Meta u takua më pas me zv. Presidenten e Bundestagut, Ulla Schmidt ku u shprehën se prespektiva evropiane e Ballkanit duhet të avancojë dhe Gjermania ka një rol kyç.

Kreu i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar për më tepër të drejta sociale dhe për ët rritur nivelin e jetesës së shqiptarëve. Ai ka vlerësuar ekspertizën gjermane për një arsim profesional për të rinjtë.

Top Channel