Foto të rralla nga Koreja e Veriut, një imazh i ri i shtetit komunist

25/11/2016 00:00

Izolimi në vetvete e Koresë së Veriut e ka kthyer në një shtet misterioz, ku lajmet më të bujshme janë ato që prodhon lideri i tyre, Kim Jong-un, që herë pas here teston raketa balistike duke kërcënuar perëndimin, apo mashtron popullin e tij me lajme të tipit “Koreja e Veriut fituese e botërorit Brazil 2014”.

Pra nën një izolim total është thuajse e pamundur që populli i thjeshtë koreano-verior të kuptojë se çfarë ndodh jashtë kufijve të tyre, apo që pjesa tjetër e botës të kuptojë se si është jetesa atje.

Por sëfundmi një sërë fotosh të reja kanë sjellë për botën një “fytyrë” të re të Koresë së Veriut, që nuk ishte parë më parë.

Në to shikohet se në shtetin komunist ka edhe një elitë njerëzish që udhëtojnë me makinat më të fundit, marrin leksione kalërimi, apo janë të pajisur me smartphonët më të fundit. Imazhe kontradiktore këto, duke pasur parasysh se si jeton pjesa tjetër e popullsisë.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel