Mund ta dalloni rrezikun në këtë foto?

25/11/2016 00:00

Një grua nuk e pa se sa afër e kishte rrezikun teksa bënte foto gjatë pushimeve, por e vuri re vetëm pasi pa fotot më pas.

Fotografja Julia Sundukova ishte vetëm disa metra larg një krokodili vdekjeprurës në bar, teksa po eksploronte parkun kombëtar të Andasibe në Madagaskar.

Ajo nuk pa ndonjë gjurmë të kafshës në momentin që po bënte fotot. Megjithatë 37-vjeçarja ruse e dalloi teksa po punonte me fotot, dhe kjo i ngriti flokët përpjetë nga frika.

“Po eksploroja zonën vërdallë ku pashë një liqen të madh të rrethuar nga pylli. Nuk e dallova derisa pashë fotot më pas dhe dallova një sy, e më pas pashë të gjithë krokodilin. Mu ngritën flokët përpjetë, isha kaq afër tij. krokodilët mund të mbajnë të njëjtin pozicion për një kohë shumë të gjatë, dhe ndoshta ka qënë kjo arsyeja që nuk e pashë në fillim. Është fantastike mënyra se si mund të fshihen në bar dhe të bëhen pjesë e një gjëegjëze”, ka thënë Sundukova.

FOTO GALERI
1/2
Ishte kaq afër kafshës së egër, por nuk arrinte ta shihte

Top Channel