Mos u ngatërroni me këtë lopë – VIDEO

25/11/2016 00:00

Një lopë, ndoshta ka menduar t’i bëjë një surprizë të hidhur një personi që ajo ndesh në rrugë dhe i ka kthyer kurrizin.

Pamjet e filmuara në Pakistan tregojnë një lopë e cila sulmon e hedh në ajër një person që ndodhet në cep të rrugës e që po shikon diçka në telefonin e tij.

Lopa fillimisht duket sikur po vijon rrugën e saj, por në një moment ndalet dhe fillon të godasë personin që në fragmente sekondash e shikon veten në ajër dhe nuk kupton se çfarë i ndodhi edhe pasi kafsha, që dallohet për një natyrë jo agresive, e ka lënë të qetë.

Top Channel