F1, Pirelli: Në 2017 goma që favorizojnë parakalimet

25/11/2016 00:00

Pirelli kërkon të japë kontributin e tij për ta bërë Botërorin e Formula 1 më spektakolar. Kompania italiane e furnizimit me goma të skuadrave të këtij botërori bëri të ditur se ato të 2017 do të jenë më rezistente për të favorizuar parakalimet.

“Objektivi për gomat e Formula 1 të 2017 është që ato të kenë një shkallë më të ulët të degradimit”-tha Drejtori sportiv i Pirellit, Paul Hembrey-një gjë e tillë u jep mundësi pilotëve të sulmojnë më shumë gjatë garave’.

Por jo vetëm kaq, gomat e Botërorit 2017 do të jenë më të gjera dhe do të garantojnë një shpejtësi më të madhe, ndërkohë që Pirelli do të vazhdojë punën mbi to edhe për 2018.

“Puna me gomat do të vijojë edhe për Botërorin e vitit 2018”-vijoi Paul Hembrey-“Jemi të kënaqur nga rezultatet e arritura në testet e muajit gusht. tani po hyjmë në një aventurë të re për Formula 1. Mezi po presim që të provojmë gomat e gjera në testet e Spanjës e sidomos me makinat e vitit 2017. këto të fundit që do të kenë një aerodinamikë më të madhe që do të thotë një ulje të kohës së xhiros me 2-3 sekonda”.

Top Channel