Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar rrënojat e atij që e përshkruajnë një qytet antik që daton mbi 5 mijë vite më parë, i populluar me ndërtesa dhe varre gjigante.

Zbulimi është bërë në rrjedhën e Nilit, pranë Tempullit të Setit, në Abydos.

Ekspertët dhe historianët sugjerojnë se zbulimi i 15 varreve masive lë të kuptohet se në këtë qendër antike banimi nuk mund të jetonte kushdo.

“Varret sugjerojnë se të varrosurit në to janë njerëz që kanë patur një status social të ngritur. Ndoshta udhëheqës, priftërinj, ose gdhendës varresh”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë Egjiptiane të Arkeologjisë.

Zbulimi mbërrin në një moment të vështirë për turizmin egjiptian, që ka pësuar rënie drastike që prej trazirave të 2011, kur u rrëzua Presidenti Hosni Mubarak.

Top Channel