9 gra për 40 vite, i prishen planet nga gruaja e 8-të

25/11/2016 00:00

I cilësuar si britaniku me më shumë martesa, 68-vjeçari Ron Sheppard po planifikon dasmën e tij të nëntë. Por ai ka një problem, gruaja e tij e tetë po ia vështirëson divorcin.

Dhëndri-gjysh 68-vjeçar i propozoi për martesë, pretendentes për t’u bërë gruaja numër 9, 26-vjeçares filipinase Cristel Marquez Lalec vitin e kaluar.

Por ndërsa ai ka vijon procedurat e divorcit me gruan e tij të tetë, 26-vjeçarja ka mbërritur sëfundmi në Britani bashkë me djalin 7 muajsh duke rritur presionin në familjen e Sheppard.

Dasma e parë e 68-vjeçarit u shënua në vitin 1966, e cila ka zgjatur vetëm 2 vite. Më jetëgjata nga të gjitha martesat e Ron Sheppard është e pesta, e cila ka zgjatur 13 vite.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel