Kur bëhen bashkë dy motra Kardashian

25/11/2016 00:00

Në mediat rozë tërheqin vëmendjen edhe kur pozojnë të vetme, imagjinoni se ç’mund të ndodhë nëse ‘bashkojnë’ forcat dy motra Kardashian.

Dhe kështu ka ndodhur! Kim dhe Khloe janë bërë bashkë për një “booty challenge” në plazh.

Shkrepjet janë bërë për “Yeezy Season3” të revistës gjermane “032c”. Sipas revistës gjermane, shkrepjet janë ideuar nga Kanye West dhe janë bërë në një zonë ndërtimi  në Casabas, ku Kanye dhe Kim po rinovojnë rezidencën e tyre.

Koha se kur janë bërë këto foto është e paqartë, pasi që prej grabitjes së tetorit në Paris, Kim Kardashian është treguar më e rezervuar në ato që publikon nëpër rrjetet sociale. 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel