Mendoni se keni stil? Mund të jetë vërtet kështu, por me siguri jo aq sa Ali. Ai është 86-vjeç, por nuk asnjë arsye për të pasur zili disa blogera të famshëm më të rinj se ai, sa i përket stilit.

Në shtator të vitit 2012 burri tërhoqi vëmendjen e fotografes Zoe Swampton, e cila prej atëherë e përjetëson vazhdimisht imazhin e tij, madje ka krijuar edhe një faqe të quajtur “Çfarë vesh Aliu”.

Atje shfaqen veshjet më të mira të mbajtura nga 86-vjeçari i apasionuar pas modës gjate këtyre viteve.

Me origjine turke, Ali jeton prej rreth 40 vitesh në Gjermani ku ka ushtruar profesionin e mjekut. Por vitet e fundit është shndërruar në rrobaqepës e në të njëjtën kohë model të rrobave të krijuara prej tij, duke i lënë të gjithë gojëhapur.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel