Trump, Stoltenberg qetëson vendet e NATO-s

24/11/2016 00:00

Europa ka marrë një sinjal qetësues nga përtej oqeanit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e zgjedhur Donald Trump, foli me një ton më të qetë dhe shpresëdhënës në Universitetin e Oxfordit në Britani.

“Jemi të sigurtë, pasi Donald Trump deklaroi në mënyrë të qartë se ai e mbështet NATO-n dhe konfirmoi detyrimet që ne të gjithë kemi, duke qenë pjesë e aleancës”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se një NATO e fortë dhe e bashkuar është në dobi jo vetëm të Europës, por edhe Amerikës.

Deklaratat e fushatës presidenciale të Trumpit tronditën themelet e Brukselit dhe të aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut. Madje, edhe lidhja e presidentit të ri me Moskën ngriti alarm. Por tani, Stoltenberg tha se ky i fundit është një raport normal.

“E folura me Rusinë, bisedimet me të janë absolutisht në përputhje me politikat e NATO-s dhe vendimet e saj, kështu që kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, tha Stoltenberg.

Top Channel