Çmenduria e radhës?! Babai i heq djalit dhëmbin me makinë

24/11/2016 00:00

Thonë se çmenduria nuk njeh limite. Si e tillë është cilësuar edhe gjesti i një babai në SHBA, i cili ka përdorur makinën për t’i hequr dhëmbin djalit të tij minoren.

E gjitha skena është e filmuar nga mamaja e tij dhe më pas është publikuar online, duke u kthyer në virale. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë, por imagjinoni për një moment sikur dhëmbi i djaloshit të mos ishte gati për të dalë.

Pamjet e kanë ndarë në dysh audiencën, disa prej tyre e shohin si diçka normale dhe argëtuese e disa të tjerë e vlerësojnë si një çmenduri që mund të sillte pasoja të rënda.

Top Channel