Bregu: Të hapen negociatat. Inkurajim dhe garanci për qytetarët shqiptarë

24/11/2016 00:00

Majlinda Bregu e quan naivitet pritshmërinë për një datë hapjeje negociatash me Bashkimin Europian në dhjetor.

“Nuk besoj se pret njeri datë çelje negociatash në dhjetor. Sidomos 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ndjesë, por kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit ose axhendës, por çelja e negociatave nuk është kurorë për Qeverinë, aq më pak për këtë Qeveri”, shkruan deputetja e PD-së në Facebook.

“Procesi nuk duhet ndalur, negociatat duhet të hapen si një inkurajim për atë pjesë të dedikuar të administratës publike që ka besuar e punuar për Shqipërinë europiane, duhet të hapen si një garanci për qytetarët shqiptarë që Qeveria do monitorohet e do kontrollohet në çdo reformë që ndërmerr e që s’ndërmerr, që sukseset e reformave s’do të jenë imagjinare, por të prekshme e të pakthyeshme, që zgjedhjet do të jenë në plotësim të plotë të standardeve demokratike, që ligjet e miratura duhet të zbatohen, që pandëshkueshmëria të mos i zërë më frymën vendit”, shton më tej ish-ministrja e Integrimit.

Top Channel