E mrekullueshme, 8-vjeçari asiston në lindjen e së motrës

24/11/2016 00:00

Mund ta quash një mrekulli, ose diçka të jashtëzakonshme nga një njeri i jashtëzakonshëm. Një djalosh vetëm 8 vjeç ka ndihmuar nënën të sillte në jetë motrën e tij në kushte shtëpiake, në një ngjarje që ka ndodhur në Wolverhampton të Anglisë.

Marcus Caffery ishte lënë me detyrën e vështirë “të kujdesej” për të ëmën, 38-vjeçaren Jodie, pasi i ati kishte dalë jashtë për të pritur ambulancën, që duket se ishte duke ardhur me vonesë në shtëpinë e tyre.

Vetëm pak minuta më vonë ai ndihmoi të lindte motra e tij Freya, sigurisht me ndihmën e një operatori të emergjencës përmes telefonit.

Marcus: Bobo, shoh kokën e fëmijës tani…
Operatori: Ok, kujdesu që fëmija të mos dalë shumë shpejt. Je duke bërë një punë të mrekullueshme!

Marcus shprehet më tej se, e gjithë vëmendja e tij ishte “ta kryente punën në mënyrë perfekte” përpara se të vinte stafi mjekësor i ambulancës.

Top Channel