Kreu i Komisionit të Jashtëm francez, Auroi: Të hapen negociatat

24/11/2016 00:00

Një sinjal i rëndësishëm vjen nga Franca, sa i takon hapjes ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ndryshe nga deputeti gjerman Krichbaum, presidentja e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, në një komunikim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati thotë se, miratimi i Reformës në Drejtësi është një sinjal mjaft i fortë për Komisionin Europian që t’i japë “dritën jeshile” Shqipërisë.

Auroi shpreh bindjen se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes të BE-së, pasi do të çonte drejt asaj që ajo e cilëson një Europë të qëndrueshme. Danielle Auroi thotë se ka komunikuar për këtë edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane, Harlem Desir, dhe komisionerin Johannes Hahn.

Top Channel