Saga kriminale “Çiço”, paraqitet i plagosur në gjykatë miku i Nelgert Patës

24/11/2016 00:00

Ari Alinani, miku i Nelgert Patës është aktualisht në Gjykatën e Fierit për të marrë masën e arrestit. Ai mbeti i plagosur në atentatin që i mori jetën mikut të tij, e më pas u arrestua për moskallëzim krimi.

Alinani është shoqëruar nga policia i fashuar për shkak të plagëve që mori në atentatin e pak ditëve më parë.

Ai ndodhej në një automjet me Nelgert Patën dhe i shpëtoi plumbave të shumtë që u lëshuan ndaj mikut të tij. Policia po heton mundësinë që vrasja të jetë pjesë e një seri vrasjesh që kanë lidhje edhe me ekzekutimin e Elton Çiços në një lokal në Tiranë.

Top Channel