Droga e Kurbinit, të arrestuarit lihen në burg

24/11/2016 00:00

Gjykata e Krimeve të rënda verifikoi masat e shpallura në mungesë ndaj shtetasve të arrestuar në Kurbin për kultivim të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria dyshon se të dyshuarit kanë kontrolluar kultivimin e 35 parcelave me drogë në zonat veriore të vendit, ndërkohë që mes të ndaluarve është edhe efektivi i policisë Zan Kasmi, i cili ishte inspektor zone dhe njoftonte të implikuarit për operacionet policore.

Në një kohë që janë në kërkim dhe pesë persona të tjerë të dyshuarit dolën në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ata janë Lefter Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhiu, Aldo Xhaferri, Bashkim Kodra dhe Sami Balloku, të cilët u lanë nën masën “arrest me burg”. Gjatë aksionit antidrogë për këtë dosje policia bllokoi rreth 28 mijë rrënjë kanabis në proces tharjeje.

Top Channel