Dita e Falenderimit, Thaçi: Mirënjohje Shteteve të Bashkuara

24/11/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditës së Falënderimit, ka kujtuar kontributin që ushtarët, diplomatët dhe qytetarët amerikanë kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Edhe tani, Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit kryesorë në forcimin e shtetit tonë, në zhvillimin ekonomik dhe integrimin në strukturat euroatlantike”, ka vlerësuar Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se, “populli dhe institucionet e Kosovës përjetësisht do të jenë mirënjohës për këtë mbështetje”.

Top Channel