Steven Gerrard tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

24/11/2016 00:00

Ish-kapiteni i Liverpulit dhe Anglisë, Steven Gerrard është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare. Mesfushori anglez, i cili u transferua në SHBA te Los Angeles Galaxy në vitin 2015, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas 19 vitesh karrierë.

Gerrard ka luajtur 710 ndeshje për “The Reds”, duke fituar 8 trofe të mëdhenj, ku bie në sy triumfi në Champions League i vitit 2005. Ai është lojtari i katërt me më shumë ndeshje të luajtura me Anglinë (114), duke qenë kapiten i “Tre Luanëve” në 3 kompeticione të mëdha nga 6 ku ka marrë pjesë.

Ditët e fundit është përfolur se Steven Gerrard mund të bëhet menaxher i MK Dons, por vetë ai ka thënë se është shumë shpejt për të që të nisë aventurën si trajner. Në ditët e ardhshme do të njoftojë se si do të vazhdojë të kontribuojë në botën e futbollit.

FOTO GALERI
1/6
Steven Gerrard debutoi me Liverpulin kundër Bllekbërnit, në nëntor të vitit 1998

Top Channel