Basha: Faleminderit SHBA për mbështetjen

24/11/2016 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka falenderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen që i kanë ofruar popullit shqiptar ndër vite.

Falenderimet e tij Basha i ka shprehur përmes një postimi në Facebook, me rastin e ditës së Falenderimit që festohet këtë 24 nëntor në Amerikë.

“Është Ditë e Falenderimeve në Amerikë. Në këtë ditë dua t’i shpreh mirënjohjen për SHBA-të, për mbështetjen që ato i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në ditët tona më të vështira. Dua të falenderoj Amerikën që u bë atdheu i dytë për qindra mijëra shqiptarë të cilët i priti me krahët hapur dhe u dha lirinë, mundësinë dhe ëndrrat. Today, we are thankful for America”, është shprehur Basha.

Top Channel