Rinovime të Chelsea, radha e Costa-s e Courtois

24/11/2016 00:00

Chelsea po përgatitet për rinovimin me 2 prej futbollistët më të rëndësishëm të saj dhe bëhet fjalë për sulmuesin Diego Costa dhe portierin Thibaut Courtois.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës, trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte ka biseduar privatisht  me të dy futbollistët duke shprehur dëshirën e tij për qëndrimin e tyre në “Stamford Bridge”, pasi vizioni qe ka  për skuadrën londineze është që të jetë sa më kompetitive.

Si Diego Costa ashtu edhe Thibaut Courtois kanë me Chelsea-n kontrata deri në vitin 2019. Por pavarësisht kësaj bisedimet me drejtuesit e “Bluve të Londrës” për zgjatjen e tyre do të bëhen vetëm vitin e ardhshëm.

Top Channel