Moviola në fushë mund të përdoret në Botërorin 2018

24/11/2016 00:00

Moviola në fushë mund të përdoret në Botërorin e vitit 2018. Ai që e konfirmoi këtë ishte Presidenti i FIFA, Gianni Infantinos gjatë Samitit Ekzekutiv për Futbollin të zhvilluar në Paris ku morën pjesë presidentët dhe sekretarët e Përgjithshëm të Federatave, anëtare të FIFA.

Në muajin Mars, Bordi ndërkombëtar i Federatave vendosi që moviola në fushën e lojës t’i nënshtrohet një testi për 2 vjet e gjysmë për të parë sesa do të jetë në gjendje ky sistem të ndihmojë arbitrat në marrjen e vendimeve të duhura në momentet kyçe të ndeshjeve.

Për momentin, ato që kanë marrë përsipër kryerjen e këtij testimi janë Ligat e Australisë, Brazilit, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë dhe SHBA. Samiti i radhës i FIFA do të mbahet në Singapor në 6-8 dhjetor të këtij viti.

Top Channel