Çuna, ja ku është porta! – VIDEO

24/11/2016 00:00

Shpesh kemi parë koreografi dhe mënyra nga më të ndryshmet në tribunat e stadiumeve nga tifozët në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës.

Por ajo që kanë bërë së fundmi tifozët e skuadrës gjermane të FC Magdeburg është me të vërtetë e veçantë.

Skuadra e tyre nuk shënonte prej 5 ndeshjesh dhe tifozët kanë menduar se si “të çojnë” skuadrën e tyre te goli.

Një veprim më shumë ironik, se sa efektiv. Të vendosur pas portës kundërshtare, tifozët mbanin në duart nga një shigjetë duke i treguar lojtarëve të skuadrës së tyre se ku ishte porta.

Top Channel