PD: Interesi klientelist ndot Korçën me lëndë helmuese

24/11/2016 00:00

Departamenti i Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike organizoi një konsultim të hapur me publikun në qytetin e Korçës, në lidhje me projekt-ligjin për të kthyer 288 hektarë tokë bujqësore në zonë minerale për përdorimin e torfave të Maliqit për prodhim energjie në TEC me kapacitet 500 MW.

Torfa është mbetje natyrale e kënetave, e cila pas përpunimit për energji çliron lëndë helmuese, më e dëmshme se dioksidi i karbonit. Për këtë arsye dhjetëra intelektualë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë, Maliq dhe Devoll shprehën pakënaqësi në lidhje me këtë projekt-ligj, i cili është kaluar pa asnjë transparencë për publikun dhe wshtë mbajtur i fshehtë për këshillat bashkiakw të Maliqit dhe të Devollit.

Pjesmarrësit kërkuan mbajtjen e debateve publike dhe konsultimeve të gjera me grupet e interesit. Ata theksuan se mungesa e transparencës lë shumë pikëpyetje mbi dëmet ekologjike që shkakton tymi dhe mbi 50 milionë tonw hi që mbeten pas prodhimit. Panelistët firmosën njw peticion ku i kërkojnë Parlamentit:

1-Të pezullojë miratimin e këtij projekt-ligji derisa të kryhen seanca të plota të konsultimeve me publikun.

2-Të detyrojë komisionet parlamentare të dëgjojnë zërin e ekspertëve, këshilltarëve bashkiakë dhe të banorëve.

3-Të detyrojë qeverinë që të kryejë studime të thelluara për vlerësimin strategjik mjedisor, për vlerësimin e ndikimeve sociale, për përcaktimin e teknologjisë dhe shpërndarjes së tymrave në ajër, dhe rrugëzgjidhjes për gati 50 milione ton hi që do të krijohet nga një TEC i mundshëm.

Top Channel