Jeni dembel apo sportiv? Kjo varet nga gjenet

24/11/2016 00:00

Kur dikush jo thotë të bëni një shëtitje, ju ktheheni sërish në shtrat se përtoni? Mund të jetë edhe faji i gjeneve tuaja. Kështu thotë një studim i ri i universitetit të Georgia që ka parë lidhjen mes mungesës së motivimit dhe ushtrimeve fizike, me karakteristikat e dopaminës, neurotransmetuesi i kënaqësisë dhe motivimit.

Mungesa e kënaqësisë
Pjesa më e madhe e njerëzve marrin një kënaqësi, edhe mendore, duke praktikuar sport, pasi i nënshtrohen rritjes së nivelit të dopaminës. Disa të tjerë nuk i ndjejnë këto të mira për shkak të gjeneve që ndërhyjnë në lëshimin e kësaj substance, thotë studimi i koordinuar nga Rodney Dishman, profesori i kinesiologjisë në universitetin e Georgias.

“ADN-ja na ndihmon të shpjegojmë pse disa persona kanë një nevojë natyrale për të qënë aktiv, ndërsa të tjerë jo”, thoët Dishman gjatë prezantimit në takimin e American Physiological Society.

Dishman dhe kolegët e tij filluar të studionin minjtë në laborator, të stërvitur në mënyrë selektive për të qënë aktiv apo joaktiv. Ata vunë re se të dy grupet kishin ndryshime liduhr me gjenet e vetme të lidhura me aktivizimin e dopaminës. I njëjti rezultat është arritur edhe në studimin ku u përfshin 3 mijë të rritur.

Gjithçka mund të ndryshojë
Nëse nuk i provoni ato ndjesitë e euforisë gjatë rrugës jeni të dënuar për një jetë në divan? Sigurisht që jo, edhe pse disa persona gjenetikisht janë më shumë dembelë për të bërë ushtrime fizike, mund ta kalojnë këtë pengesë dhe të përqafojë një sjellje të shëndetshme.

Këtë mund ta bëjmë duke gjetur një aktivitet fizik që na pëlqen vërtetë dhe të shoqëruar nga persona entuziastë të sportit.

Top Channel