Meta takon Lammert: Vendosmëri për avancimin e zbatimit të reformës në drejtësi

24/11/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Berlin ku u takua me kreun e Bundestagut gjerman Norbert Lammert.

Z. Meta shprehu vendosmërinë e tij për avancimin me zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të KE-së.

“Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën”, u shpreh z. Lammert.

Të dy bashkëbiseduesit e konsideruan procesin e Berlinit si kycc për të motivuar dhe për të ruajtur prespektivën integruese të Ballkanit në BE.

Top Channel