Kundër ligjit të mbetjeve, aktivistët do të qëndrojnë gjatë natës para Parlamentit

24/11/2016 00:00

E enjtja është afati i fundit për shqyrtimin e dekretit të mbetjeve, e megjithatë projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është pjesë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit.

Që prej orës 23:00 së të mërkurës, dhjetëra aktivistë dhe ekspertë të mjedisit janë mbledhur përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të kalojnë natën, në shenjë proteste ndaj këtij projektligji.

Më herët ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe se do e çojnë protestën edhe më tej.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel