Dhuna në familje, nis fushata ndërgjegjësuese

24/11/2016 00:00

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”! Ky është slogani që do të udhëheqë fushatën ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje, nismë e ministrisë së Mirëqenies Sociale. Nga e premtja, për 16 ditë me radhë do të organizohen aktivitete kushtuar grave, mekanizmave mbrojtës dhe fuqizimit të tyre.

“Nga 1 janari-30 shtator 2016 kemi 3195 raste dhune të denoncuara, në 2015-n ishin 2800. Nuk besoj se është rritur dhuna në familja, por është rritur ndërgjegjësimi. Raporto se ti mund të mbrohesh, ka mekanizma që mund të mbrojnë. Zgjidhja është integrimi më i madh i vajzave dhe grave në tregun e punës, deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se veç sistemit të ngritur posaçërisht për denoncimin e dhunës, sivjet sistemi gjyqësor ka funksionuar më mirë. Në 2016-n janë trajtuar me urdhër mbrojtje 1683 gra që kanë denoncuar dhunën në familje.

Kur bëhet fjalë për gratë, ambasadori amerikan në Shqipëri është i ndjeshëm. Lu ka një mesazh.

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë. Unë zgjedh të respektoj gratë. Unë zgjedh të respektoj burrat. Unë zgjedh të ndihmoj të tjerët të mësojnë se çfarë do të thotë respekt. Shpresoj që edhe ju të më mbështesni”, tha Lu.

Top Channel