Bana, 7-vjeçarja që “lufton” me “Twitter” në Siri

23/11/2016 00:00

Ajo është një vajzë 7-vjeçare, por ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj nëpër botë që gëzojnë moshën, luajnë, apo shkojnë në shkollë , Bana Alabed jeton në zonën lindore te Aleppos të rrënuar nga lufta.

Vajza 7 vjeçare është kthyer në një fenomen të rrjeteve social, ajo poston çdo ditë statuse në “Twitter” ku rrëfen për jetën  mes luftës.

Statuset e saj kanë filluar të shpërndahen gjerësisht nga përdoruesit e internetit.
Bana me pafajësinë e saj bën edhe nga ato pyetje për të cilat asnjë zyrtar i larte nuk po i jep përgjigje.

“Pse duhet të na bombardojnë dhe të vrasin njerëz të pafajshëm çdo ditë?”, shkruan ajo.
Ideja e këtij profili në “Twitter” ishte e nënës së saj Fatimah. Vajza e vogël ka fituar miq virtual anë e mbanë botës të cilët i japin forcë për  jetën e saj të pazakontë.

Top Channel