Hetimi i CEZ, dëshmon juristi: Ja sekserët mes qeverisë dhe çekëve

23/11/2016 00:00

Ish-përgjegjësi i arbtrazhit në OSHEE për çështjen DIA-CEZ, Romeo Karaj deklaroi në komisionin hetimor parlamentar se pas rimarrjes në pronësi të CEZ shpërndarje nga shteit shqiptar, ka marrë në administrim email-e që kanë hedhur dritë mbi privatizmin e kompanisë në vitin 2009.

Sipas tij, ka pasur sekserë të lidhur me kompaninë çeke që kanë dashur të të blejnë Opratorin e Shpërndarjes që në vitin 2005.

Ai përmendi një person nga Gjakova me emrin Hamza Merxhani dhe një shtetas tjetër kosovar me emrin Nuel Kalaj, që sipas tij ka pasur lidhje me kryeministrin e kohës Sali Berisha dhe është takuar me ish-ministrin e Energjisë, Genc Ruli.

“Ka dështuar në 2005 për të ndërhyrë në lidhje me privatizimin e OSSH-së në favor të CEZ. Me ndihmën e qeverisë ka ftuar në lojë Uel Kalaj, që ka lidhur, sipas kësaj letre, një kontratë 3-mujore për të lobuar pranë qeverisë shqiptare. Ka ardhur në vjeshtë 2006 në Shqipëri, thuhet në letër, ka pasur lidhje të forta me kryeministrin dhe është takuar me ministrin e linjës, Genc Ruli”, deklaroi Karaj.

Romeo Karaj tha gjithashtu se ka informacion se këta persona kanë bërë lëvizje parash në banka, por këto mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

Top Channel