Kosova “debuton” me 4 arbitra në FIFA

23/11/2016 00:00

Një tjetër lajm pozitiv për futbollin kosovar që po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë. Njohja zyrtare nga UEFA dhe FIFA dhe më pas debutimi i përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e botërorit, pasohet nga një tjetër vendim i rëndësishëm.

Duke nisur që prej sezonit 2017-2018, arbitrat kosovarë do të përfshihen në listën e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet në kompeticionet europiane.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror, ka informuar Federatën e Futbollit të Kosovës për 4 emrat e përzgjedhur nga lista e gjatë e prezantuar nga përfaqësuesit e futbollit kosovar.

Ata do të drejtojnë ndeshjet e nivelit paraeliminator në Kupat e Europës.

Top Channel