Ju çmend trafiku?! Imagjinoni të jeni këtu – VIDEO

23/11/2016 00:00

Qëndrimi në radhë në trafik është stresues për këdo, por imagjinoni nëse jeni nisur për në shtëpi dhe para jush ka me mijëra makina të cilat krijojnë një varg të gjatë disa kilometra. A nuk është kjo një situatë vërtetë stresuese.

Në autostradën perëndimore të Los Angels trafiku është diçka normale, por në prag festash trafiku bëhet më i dendur.

Një situatë e tillë është filmuar në prag të Ditës së Falenderimeve në Amerikë, ku me miliona njerëz lëvizin nga qyteti në qytet, apo shteti në shtet, për të qenë pranë familjes së tyre në këtë ditë feste që i dedikohet e tëra familjes.

Dritat e makinave formojnë zgjatime gjarpëruese, të bardha e të kuqe në varësi të pozicionit të makinës, e japin idenë se nuk ka të mbaruar.

E kjo radhë sado stresuese për drejtuesit e makinave, krijon një imazh me të vërtetë relaksues për sytë e atyre që shohin këtë pamje nga lart.

Top Channel