F1 ul siparin në Abu Dhabi; 10 kuriozitetet e garës në Yas Marina

23/11/2016 00:00

Këtë fundjavë në Abu Dhabi do të mbahet gara e fundit e Botërorit të Formula 1 për këtë vit ku do të përcaktohet edhe kampioni i botës për pilotë ku lufta është mes Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton. Ja 10 kuriozitetet e këtij Çmimi të Madh dhe pistës Yas Marina.

1. Gara e Abu Dhabit është në kalendar që nga viti 2009. Ky cmim i madh është ndër të parët që nis nën dritën e diellit e përfundon nën atë të prozhektorëve ku garantohet një sistem i fuqishëm ndriçimi artificial nga kompania Musco që e bën këtë edhe për garën e Losailit në MotoGP

2. Çmimi i madh u Abu Dhabit është gara përmbyllëse e Botërorit të Formula 1 në 5 raste. Ka ndodhur kjo në 2009 dhe 2010. U rikthye të jetë gara e fundit në 2014 gjë që vazhdon ende.

3. Yas Marina është një pistë e ndërtuar në ishullin artificial, Yas në ujërat e Gjirit Persik i promovuar nga Aldar Properties që ka një pasuri prej 40 miliardë Dollarë. Përveç kësaj në pranë kësaj piste është dhe Parku Ferrari World, dhe Movie World i Warner Bros.

4. Ajo që ka projektuar pistën është studioja Tilke & Partners. Kushtoi 893 milionë Dollarë dhe garimi bëhet në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Ka pjesën e drejtë më të gjatë në Formula 1, 1.2 km. Tribuna e kësaj piste është e gjitha e mbuluar dhe dalja e Pit Lane është e vetmja nëntokë në të gjithë botërorin.

5. Yas Marina është një pistë e gjatë që kërkon shumë shpenzime energjish. Shpejtësia maksimale arrin 320 km/h, ndërsa ajo mesatare 195 km/h. Ka pjesë të drejta të gjata,kthesa të ngadalta dhe kërkon frenime të forta. Janë 55 xhiro, ndërkohë që janë edhe 13 pika frenimi. Kthesa 8 është ajo që vë në provë të fortë sistemin e frenimit

6. Në Abu Dhabi është përcaktuar titulli kampion në 3 raste. Kjo e këtij viti do të jetë pikërisht hera e tretë. Më parë titulli botëror për pilotë u vendos në vitet 2010 dhe 2014.

7. Në Abu Dhabi, pole position nuk është vendimtar. Në 7 gara në Yas Marina, piloti që ka nisur garën nga pole position ka mundur ta fitojë atë në vetëm 2 raste, Vettel në 2010 dhe Rosberg ne 2015. Ndërsa ai që është nisur nga vendi i dytë, ka fituar 4 herë. Duke u bazuar te statistikat, nëse Rosberg ia del të jetë në vijën e parë të nisjes, mundësitë që ai të shpallet kampion bote janë të mëdha, duke qenë se atij i mjafton edhe vendi i tretë në rast se fiton Hamilton.

8. Nico Rosberg në 7 gara të Abu Dhabit ka fituar vetëm 1 herë, në 2015 dhe një herë është renditur i treti në 2013. Përsa i përket pjesës tjetër, një garë është detyruar ta braktisë, ndërsa ne 4 raste të tjera e ka përfunduar ate jashtë podiumit.

9. Lewis Hamilton i ka më të mira statistikat në Abu Dhabi në krahasim me Rosberg. Britaniku ka fituar në 2011 dhe 2014, në 2010 e 2015 u rendit i dyti, në 2013 doli i 7 ndërsa në 2 raste  nuk ka mundur ta përfundojë garën.

10. Abu Dhabi është vendi ku përpara garës mbahet një event muzikor. Tradita ka nisur me Chemical Brothers, për të vijuar me Lionel Richien e deri te Rihanna.

Top Channel