Frika për trazira, alarm përpara Man. Utd-Feyenoord

23/11/2016 00:00

Sfida mes Manchester United dhe Feyenoord-it në Europa League ka vënë në alarm punonjësit e sigurisë në “Old Trafford”, te të cilët është shfaqur frika e trazirave nga tifozët holandeze. Sipas asaj që publikohet në median angleze, një pjesë e mire e tyre kanë siguruar bileta që i vendosin ata mes tifozëve vendas.

Por jo vetëm kaq, në “Old Trafford” ekziston edhe shqetësimi se tifozë të papajisur me biletë do të udhëtojnë drejt Manchesterit për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Së fundmi, zyrtarët e Manchester United kanë zhvilluar bisedime me ata të policisë, Federatën Angleze dhe UEFA për frikën e tyre. Në të njëjtën kohë ata kane zhvilluar bisedime edhe me drejtuesit e Feyenoordit për të evituar ndonjë shfaqje të mundshme të dhunës gjatë kohës që këto dy skuadra do të luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Frika te “Djajtë e kuq” u shtua edhe nga fakti se dy tifozë të Manchester United përpara ndeshjes me Arsenalin ishin fshehur në tualetet e stadiumit për të qenë të pranishëm në këtë përballje. Vlen të kujtohet se përpara 6 muajsh u pezullua ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth pas një alarmi fals për bombë në tualetet e stadiumit.

Top Channel