Protesta e ambientalistëve: Ftojmë parlamentarët të votojnë kundër ligjit

23/11/2016 00:00

E enjtja është afati i fundit për shqyrtimin e dekretit të mbetjeve, e megjithatë projektligji i ri për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, nuk është pjesë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit.

“Qendrimi ynë do të përshkallëzohet. Ftoj parlamentarët të votojnë kundër. Ftoj qytetarët nesër në orën 10.00 para parlamentit”, tha Andi Tepelena, aktivist, aleanca kundër importit të plehrave.

Të vendosur kundër lejimit të importit të mbetjeve, aktivistë dhe ekspertë të mjedisit janë bërë bashkë për t’i thënë deputetëve se ata nuk tërhiqen dhe se kauza e tyre do të fitojë.

“Nga sot në orën 23.00, 100 qëndrestarë do ta gdhijnë. Për t’i thënë këtyre burrave që kemi zgjedhur, që nesër jeni të rrethuar demokratikisht.  Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund, votohet apo jo në Parlament”, tha Sazan Guri, ekspert mjedisi.

Top Channel