Buxheti i diplomacisë, “Paketa e diplomatit”, pagesa edhe për familjarët

23/11/2016 00:00

Në diskutimin në parim të projekt-buxhetit për vitin 2017 të Ministrisë së Jashtme, ministri Bushati paraqiti dhe një nismë të re “Paketa e diplomatit”, e cila parashikon një pagesë për bashkëshortet dhe fëmijët e diplomatëve, por ka disa përfaqësi ku edhe bashkëshortet janë të punësuar.

“Kjo është një praktikë që ka ekzistuar gjithmonë në shërbimin e jashtëm, por me “Paketën e diplomatit” personi do të duhet të zgjedh ose “Paketën e diplomatit” ose pagesën si pjesë e stafit teknik”, tha ministri Bushati.

Mësohet se pagesa do të jetë 450 euro ose 500 dollar në muaj për bashkëshortin dhe 180 euro ose 200 dollarë për fëmijët. Gjithashtu në buxhet është parashikuar dhe pagesa e kontributeve shoqërore për bashkëshortet e diplomatëve, shpenzime këto që kapin vlerën e 1 miliard lekëve.

Top Channel