Bieber godet me grusht fansin, e lë të gjakosur

23/11/2016 00:00

Justin Bieber ka lënë një fans me një të çarë në buzë, duke e përgjakur. Këngëtari e ka goditur me grusht fansin në momentin që ka mbërritur në koncertin e tij në Barcelonë.

Në një video të publikuar në mediat online, 22-vjeçari shihet teksa godet djalin nga dritarja e makinës së tij ndërkohë që drejtohej nga një shofer.

Fansi i lumtur përpiqet të prekë këngëtarit ndërkohë që makina po ecte me ngadalë por Justin reagon ashpër duke e goditur në fytyrë. Teksa shoferi largohet, fansi shihet duke prekur gojën dhe duke i treguar kamerës buzën e përgjakur.

Top Channel