Ish kreu i bashkisë së Leskovikut në hetim për shpërdorim detyre

23/11/2016 00:00

Ish kryetari i bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda do të procedohet penalisht në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Burimet zyrtare të policisë së Korçës, bëjnë të ditur se hetimi ka nisur nga seksioni për krimin ekonomiko-financiar. Guda në kohën kur ka qënë kryetar i bashkisë së Leskovikut, dyshohet të ketë shitur truall në pronësi të bashkisë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Top Channel