Arrestohet dentisti turk, ushtronte profesionin pa licencë

23/11/2016 00:00

Në Vlorë është arrestuar një dentist turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 47-vjeçari Yuksel Uzer, i cili banonte prej vitesh në Vlorë së bashku me familjen, ishte dënuar në mungesë në vendin e tij të lindjes për ushtrimin e profesionit në mënyrë të paligjshme.

Uzer punonte dentist në Turqi pa pasur diplomë në stomatologji, ndaj ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Mësohet se në Vlorë, ku fshihej prej 5 vitesh, familja e tij ka një klinikë dentare, por ku sipas policisë ushtronte profesionin në mënyrë të rregullt vetëm i biri.

Top Channel