Çmenduria e dy të rinjve, kaluan natën në tualetin e stadiumit për të parë Man.Utd -Arsenal

23/11/2016 00:00

Dy të rinj britanikë janë bërë protagonistë të një ngjarje aspak normale fundjavën e kaluar. Ata kaluan një natë të tërë në tualetin e stadiumit “Old Trafford” për të ndjekur ditën e tjetër ndeshjen e futbollit mes Manchester United dhe Arsenalit.

Dy të rinjtë ishin futur në stadium ditën e premte në një turne dhe nuk ishin larguar më nga aty, me synimin për të ndjekur ditën e shtunë ndeshjen dhe ashtu bënë.

Ata shkuan në tualetin e stadiumit dhe kanë qëndruar aty për orë të tëra, duke mos u vënë re nga asnjë prej rojeve të sigurisë së stadiumit. Gjatë kësaj kohe, të rinjtë realizuan foto dhe video nga aventura e tyre, duke mos u vënë re nga asnjë prej rojeve të sigurisë së stadiumit.

Të shtunën ata ngjiten në shkallët e stadiumit, duke shijuar edhe disa momente nga ndeshja derisa u zbuluan nga siguria dhe më pas u nxorën nga stadiumi. Ndërsa ndaj dy të rinjve tashmë ka nisur edhe një hetim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel